Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në mungesë të vaksinës së SARS, rruga më efektive për të kontrolluar këtë sëmundje është të prishet zinxhiri i transmetimit nga personi i infektimit tek ai i shëndosh. Shumë pak dinë të veprojnë në situata të tilla.

Frika nga SARS -i virusi i rëndë akut respirator megjithëse shihet i largët në Shqipëri, ka detyruar OBSH dhe Ministrinë e Shëndetësisë të thellojë njohjen nga të gjithë epidemiologët dhe personelin shëndetësor në pikat kufitare. Ju është bërë e ditur se si duhet vepruar në një rast të tillë.

Të dhënat më të fundit mbi prekshmërinë dhe vdekshmërinë tregojnë se 1% e vogël janë personat e moshës 24 vjeçare dhe më të rinj se kjo. 6% zënë personat e moshës 25-34 vjeç dhe 15% personat e moshës 45-64 vjeç. Mbi 50% e zënë personat e moshës mbi 65 vjeç. Vdekjet nga SARS-i ndodhin pas një jave sëmundje të rëndë, ndërsa kohëzgjatja e shërimit është më e madhe.

Rastet e raportuara me virusin e rëndë respirator që nga fillimi i Nëntorit e deri në 19 Maj janë mbi 7800. Në këto lista nuk përfshihet Shqipëria, por dhe fqinjët e saj. Kjo sëmundje e re dhe që nuk po gjen zhdukje, s’ka mjekim specifik, por vetëm ndërhyrje në kohë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti