Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një lajm të bukur në rrjetet sociale. Ai shkruan se Shqipëria është nderuar me Medaljen e Argjendtë nga “Wander Reader Travel Awards” si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët.
Është prestigjiozja britanike “Wanderlust” që në edicionin e 23 të saj akordoi këtë vlerësim për vendin tonë, i cili merret përmes një votimi publik.
“Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku Shqipëria Turistike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore”, shkruan Rama./tvklan.al