Shqipëria nuk ka zhgënjyer as në miqësoren e dytë kundër Azerbajxhanit, të cilën e fitoi me rezultatin 3-1. Në stadiumin “Haladas” të Hungarisë, në 10 minutat e para, takimi ishte e luftuar mes të dyja ekipeve.
Por 120 sekonda më pas, Nedim Bajrami me një gjuajtje nga jashtë zone zhbllokoi rezultatin, duke mposhtur portierin Mahama-dalijev.
Në vazhdim, azerët e shtuan presionin dhe rrezikuan në disa raste. Edhe në nisje të 45 minutave të dyta, Azerbajxhani u shfaq rrezikshëm.
Në 15 minutat e para, kuqezinjtë u përqendruan në mbrojtje. Në vazhdim, e shtuan ritmin dhe Manaj rrezikoi në të 67’.
Pesë minuta më pas, Strakosha bëri një pritje shpëtimtare kundër Emrelis. Tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt Manaj e çoi rezultatin në 2-0.
Azerët gjithsesi e kërkuan golin, por Strakosha u tregua i vëmendshëm. Fitoren e vulosi Laçi në minutën e 88.
Azerbajxhani realizoi golin e nderit me Gurbanli në shtesë. Tashmë përqendrimi i kuqezinjve do të jetë në Euro 2024.
Më 15 qershor do të luhet përballja e parë kundër Italisë në stadiumin “Iduna Park”. Ndeshjet e Shqipërisë dhe ato të eventit ‘Gjermani 2024’ do të transmetohen ekskluzivisht në televizionin Klan.
Klan News