Asistencë respektive dhe shkëmbime informacionesh do të zbatohen pas nënshkrimit të marrëveshjes mes doganës shqiptare dhe asaj sllovene. Respektivisht nënshkruar nga Sokol Kraja drejtori i përgjithshëm i doganës shqiptare dhe Franc Kosir, drejtor i doganës sllovene.
Gjithçka është në lidhje me transportin, ngarkesën e mallrave destinacionin, vlerën e origjinën, njëkohësisht edhe aksionet ekzekutive anti-kontrabandë, metoda dhe teknika të reja për kryerjen e shkeljeve doganore.
Përmes kësaj marrëveshjeje qeveritë e të dyja vendeve do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar survejimin e operatorëve ekonomikë me risk vendin ku kryhet magazinimi i mallrave lëvizjen e tyre si edhe mjetet e transportit.
Në fazën përgatitore është negocimi i projekt marrëveshjes për asistencën e ndërsjellët për çështje doganore me Austrinë, Anglinë, Jugosllavinë, Egjiptin, Qipron, Ukrainën dhe Iranin.
Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ishte nënshkruar si pjesë e reformës së gjithanshme që po ndërmerr qeveria shqiptare për afrimin e vazhdueshëm të legjislacionit doganor me atë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve që janë në prag të hyrjes në BE./tvklan.al