Shqipëria, me një pasuri të madhe natyrore është sërish një destinacion i rekomanduar nga mediat britanike. Jessica Reid, e cila e ka shëtitur vetë Shqipërinë, në artikullin për “Wanderlust” sugjeron për lexuesit e saj të vizitojnë vendin, për të cilin shkruan se ka mrekulli natyrore dhe një trashëgimi të pasur natyrore.
Gazetarja britanike ka vizituar destinacione të ndryshme turistike që ofron vendi ynë. E nis me Tiranën, duke sjellë për vizitorët detaje nga e kaluara komuniste.








Dikur një qytet me ndërtesa gri të stilit sovjetik, sot kryeqyteti ka shumë ngjyra dhe kjo falë ndërhyrjes së ish-kryebashkiakut Edi Rama. Ndërtesat e larta morën forma dhe stile unike gjatë drejtimit të bashkisë nga Rama dhe shumë nga bunkerët e qytetit janë bërë muze. Por, nëse ka një simbol të transformimit padyshim ajo është Piramida e Tiranës e përfaqëson më së miri këtë proces.
Plazhet e rivierës, janë një tjetër destinacion që rekomandon gazetarja britanike për lexuesit e saj.
Nuk ka dyshim se bukuria natyrore e Vlorës është mahnitëse, por historia e saj e lashtë është ndoshta edhe më madhështore. Përveç vijës bregdetare të Vlorës, është ndërveprimi me vendasit që gazetares i ka ngelur në mendje të cilët janë të pakursyer me mikpritjen. Përshtypje gazetares i kanë bërë edhe kuzhina jonë tradicionale. Ndalesa e fundit e udhëtimit të gazetares ishte qendra historike e Beratit.
Ky qytet i fortifikuar në majë të kodrës, i rrethuar nga mali i Tomorrit, është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2008.
Përmes këtij udhëtimi, gazetarja thotë se u njoh me një pamje më tradicionale të jetës shqiptare dhe fton të tjerë britanikë të provojnë një eksperiencë të ngjashme.
Klan News