Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve atë ndaj Gjeorgjisë. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur i gjithi në mbështetje të Kombëtares që kërkon fitoren me këtë kundërshtar pas thuajse 20 vitesh.
Një sukses në këtë takim t’i ngjiste Kuqezinjtë të vetëm në krye të Grupit B1. Motivimi vjen nga suksesi i para 3 ditëve me Ukrainën, për më tepër me përmbysje dhe që ishte i pari me këtë kundërshtar.
Parashikimet i japin më shumë shanse Shqipërisë të arrijë një sukses në ndeshjen që do të përcillet direkt në Tv Klan.
Tv Klan