Kombëtarja pritet të ngjitet me 2 pozicione në renditjen e FIFA-s për tetorin. Klasifikimi do të bëhet publik të enjten, por sipas përllogaritjeve Shqipëria do të jetë në vendin e 65.

Një përmirësim pas rezultateve të arritura në ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë këtë muaj në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë humbën 2-0 me përfaqësuesen çeke në Pragë dhe mundën 1-0 atë gjeorgjiane në Tbilisi.

Shqipëria kalon kështu Gjeorgjinë që zbret në vendin e 67. Pozicionimi më i mirë i Kombëtares së Sylvinho për këtë vit ka qenë në shkurt ku u rendit në vendin e 64.

Shqipëria ka edhe 2 ndeshje për 2024, që do të transmetohen në Tv Klan. Ato do të luhen të dyja në Tiranë me Çekinë më 16 nëntor dhe Ukrainën 3 ditë më vonë, për të mbyllur kështu edhe fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Tv Klan