Një organizatë kriminale që trafikonte kokainë është shkatërruar nga policia italiane. Kjo organizatë përbëhej nga shqiptarë dhe arabë. Ata kanë trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Holanda drejt Italisë, që më pas shpërndahej në Toskanë, Emilia dhe në Lombardi.

Në Emilia nisi operacioni i policisë italiane për arrestimin e anëtarëve të bandës kriminale. Operacioni u zhvillua mëngjesin e sotëm, ndërsa emrat e të arrestuarve nuk janë bërë me dije. Të tjera informacione nuk ka rreth këtij aksioni policor, por pritet të bëhen publike orët në vijim. /

tvklan.al