Fluks kërkesash në pikat e operatorëve turistikë
E guximshme ta mendosh Shqipërinë e pas 1 shekulli në përfytyrimet e Ismail Qemalit, por me siguri në asnjë prej tyre nuk mendohej që shqiptarët do të arratiseshin jashtë për të festuar Pavarësinë.
Tur operatorët pohojnë se rezervimet për Festat e Nëntorit kanë nisur prej javësh. Destinacioni i preferuar është Turqia.
Rezervimet pothuajse janë mbyllur nga fluksi i madh i kërkesave. Më i kërkuar është turi i Turqisë, por ka kërkesa edhe për Kroacinë, Beogradin, dhe vendet e Europës.
Paketat 2-3 ditore janë më të preferuarat. Operatorët turistikë shprehen se turet kulturore janë më të kërkuarat duke lënë pas turizmin natyror.
Tv Klan