Edhe pse kanë një tarifë mjaft të kushtueshme, shqiptarët mbeten të fiksuar pas targave të personalizuara. Të dhënat e Drejtorisë së Transportit Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se gjatë një viti janë gjeneruar 151 milionë Lekë për 1 mijë targa të personalizuara.
“Kemi rreth 3200 aplikime për targë të personalizuara dhe ja në prodhuar rreth 1 mijë targa. Vlera e gjeneruar nga Marsi 2023 deri në 1 Maj është rreth 151 mln Lekë”, tha Erald Tola, përgjegjës sektori, Drejtoria e Regjistrimit të Mjeteve, DPSHTRR.
Targa e personalizuar mund të përmbajë deri në 7 karaktere ndërsa vlera e saj është mbi 100 mijë Lekë. Kjo targë me emër dhe vetëm dy numra arrin vlerën e 150 mije lekëve
“Kjo nismë është lançuar nga Marsi 2023. Në shërbimin e targave të personalizuara blerësi përzgjedh kombinimin e gërmave dhe numrave për targën, e cila mund të jetë me 5-6-7 karaktere dhe ka mundësi për t’u transferuar nga një mjet në një mjet tjetër”, tha Tola.
Të rinjtë nga Tirana duken se janë më të apasionuar për të patur një targë të personalizuar.
“Tirana mban numrin më të lartë , e ndjekur nag durrësi. Meshkujt kanë më shumë interes”, tha ai.
Ndërsa më të kursyerit për të shpenzuar për targa të personalizuara janë drejtuesit e automjeteve ne Gjirokastër dhe Sarandë.
Tv Klan