Ky grup me të rinj që një pjesë kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjerë janë larguar në moshë të vogël nga Shqipëria, kanë udhëtuar drejt atdheut të tyre për të prekur nga afër historinë e vendit.
Ata janë ndalur në vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në qytetin e Lezhës, me të cilin lidhet dhe një pjesë e historisë së kombit shqiptar.
Ata thonë se janë shumë kuriozë që të njohin më shumë historinë e Shqipërisë.
Prania e grupit shqiptaro-amerikan në Shqipëri u mundësua nga shoqata “Rrënjët Shqiptare”, drejtuesi i të cilës thotë se memoriali i Gjergj Kastriotit është vendi simbolik i bashkimit të shqiptareve.
Grupi shqiptaro-amerikan do të vizitojë edhe pikat e tjera të vendit të cilat lidhen me historinë e kombit shqiptar, si mënyra më e mirë për ta njohur vendin e tyre.
Tv Klan