Kërkojnë më shumë të drejta dhe lehtësira
Xhevat Demiri, është punonjës i Qendrës së Shëndetit në Preshevë. Jeta për të në jug të Serbisë është më e lehtë pasi të paktën është i punësuar për dallim prej 70% të bashkëqytetarëve të tij.
Ai në shtëpi është ulur me familjen dhe diskutojnë për zgjedhjet. Një pjesë kanë dilema për ndikimin që mund të kenë shqiptarët në Parlamentin në Beograd, por votën do ta japin për listën e bashkuar.
Familja ka edhe një dilemë tjetër pasi vajza e tyre ka përfunduar shkollën e mesme. Shqip në Serbi ka pak mundësi të studiojë dhe largimi nga kjo zonë është i pashmangshëm. Avancimi i të drejtave mund t’ua lehtësonte jetën.
Këtu shqiptarët më parë kanë bojkotuar në një pjesë të madhe zgjedhjet. Votues shqiptar janë mbi 40 mijë dhe kanë rastin të përfaqësohen më fuqishëm si të bashkuar.
Tv Klan