Apeli i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Paneli Majko që shqiptarët ta djegin flamurin e Maqedonisë në mes të Shkupit, sipas të gjitha gjasave do të realizohet javën e ardhshme dhe atë para qeverisë së Maqedonisë.
Kështu paralajmëron Hysni Shaqiri, kryetari i Bashkimit Demokratik Kombëtar, partisë e cila javën e ardhshme para qeverisë së Maqedonisë do të organizojë protesta kundër enciklopedisë maqedonase.
Hysni Shaqiri: “Revolta e njerëzve është tej mase e madhe dhe mund të ketë individë që do ti përgjigjen apelit të zotëri Majkos edhe për djegien e flamurit para qeverisë.”
Zëvendëskryeministri në qeverinë e Maqedonisë Abdyl Haqimademi, sot ka përsëritur qëndrimin se nuk mjafton korrigjimi i enciklopedisë për tërheqjen e plotë të saj.
Abdylhaqim Ademi: “Nuk mund të përmirësohen gabimet me tërheqjen e një faqe ose dy faqe, po aq më pak mund të përmirësohen gabimet me përmirësimin e një fjalie ose dy fjalive. Në bazë të atyre që janë marrë dhe kanë lexuar enciklopedinë e botuar nga Akademia e shkencave. Thuhet që të paktën në 50 vende do duhet të intervenohet dhe të përmirësohet kjo enciklopedi.”
Ndërkohë burimet qeveritare kanë njoftuar se çështja e enciklopedisë ka ftohur tej mase raportet mes partnerëve të koalicionit në qeverinë e Maqedonisë, sa që për uljen e këtyre tensioneve kanë ndërhyrë edhe përfaqësuesit diplomatik në Shkup./tvklan.al