Publikimi i enciklopedisë nga Maqedonia, një shtet që akoma është në konflikt me Greqinë për çështjen e emrit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters ka nxjerrë në pah sërish balancën e brishtë etnike në këtë vend, që çoi jo vetëm në luftërat në ish-Jugosllavi po edhe konfliktin e vitit 2001.
Për akademikun maqedonas Milo Gjurcinov, anëtar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave në Shkup, kjo enciklopedi është e shkruar me nota të theksuara politike, e asnjë libër i tillë nuk mund të shkruhet në këtë mënyrë.
Gjurcinov paralajmëron për rrezikun e kësaj enciklopedie në Ballkan. Duke thënë se një mosmarrëveshje e ngjashme mes akademikëve serb dhe korat në vitet 80 kontribuoi në ngritjen e nacionalizimit serb, e si rrjedhojë në ndarjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë.
I përshkruar si konflikti më i rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, ai u nxit nga një memorandum i akademisë serbe të shkencave dhe arteve, që thoshte se serbët ishin autokton. E si rrjedhojë nevojitej krijimi i Serbisë së madhe.
Në këtë memorandum të tjerët përshkruheshin si popuj pa të shkuar dhe kulturë autentike. Kjo u shfrytëzua nga Sllobodan Milloshevic, i cili e ktheu nacionalizmin serb në një armë politike.
Ndonëse fokusi i Milloshevic ishte te Kosova, Kroacia reagoi duke refuzuar ti jepte të drejta minoritetit serb. Kjo ishte dhe katalizatori i sulmeve në Vukovard e Dubrovnik, e më pas në përgjakjen e të gjithë Ballkanit.
Ideja e Serbisë së madhe vazhdon të mbështetet fort nga nacionalistët serb të shpërndarë nëpër ish republikat jugosllave dhe botimi i kësaj enciklopedie fyese për shqiptarët është vetëm një provë më shumë./tvklan.al