Tërmeti i Greqisë ka shënuar dhe viktima shqiptarë. Mes 53 të vdekurve nga ky tërmet, 3 janë emigrantë shqiptarë, një grua, një burrë dhe një fëmijë. Për tre shqiptarët e vrarë nuk bëhen të ditur emrat e tyre dhe identitetet. Mësohet se ka dhe disa të plagosur shqiptarë. Ka qënë kjo fatkeqësi që ka detyruar shtyrjen e ndeshjes së sotme mes kombëtarëve shqiptarë e grekë.
Astrit Hafizi ka deklaruar se ndeshja është shtyrë për në javën e parë të Tetorit. Natën e mbrëmshme sportistët tanë e kanë kaluar jashtë së bashku me mijëra qytetarë të Athinës nga frika e ndonjë lëkundjeje të fuqishme. Lojrarët e ekipeve të ndryshme janë nisur drejt shteteve ku ata luajnë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori