Mungesat në Kombëtare nuk mund të përbëjnë alibi. Pasi në radhët e Kombëtares ka futbollistë cilësorë.
“Sot grupi jonë i lojtarëve është më i formuar se asnjëherë tjetër.”
Për ish-trajnerin e Kombëtares, Astrit Hafizi, mungesa e vetëm një lojtari mund të prishë ekuilibrat në ekip.
“Një është kryesori që ne na çorienton me veprimet tona të skuadrës, sidomos mbrojtjes që është Gjimshiti, një lojtar i formuar në të gjitha drejtimet.”
Por Kombëtarja ka treguar se edhe pa Gjimshitin ka mundur të fitojë. Çelësi i suksesit edhe ndaj Çekisë këtë të shtunë do të jetë përgatitja psikologjike.
Por a mundet ky grup futbollistësh të pretendojë finalet e Botërorit?
“Silvinjo do të ketë nxjerrë konkluzionet për lojtarët tonë për t’i vendosur aty ku duhet duke marrë maksimumet e tyre. Mendoj se kemi shanse pasi përgatitja e lojtarëve e lejon një gjë të tillë”
Për sfidën ndaj Çekisë pritet një mbështetje e jashtëzakonshme nga tifozët.
Tv Klan