Një emigrant shqiptar i paligjshëm është kapur sërish duke punuar si “kopshtar” në një fabrikë kanabisi pasi fillimisht ishte deportuar nga Britania për të njëjtin krim.
Flogert F. u dërgua në Shqipëri në vitin 2015 pasi u burgos sepse ishte përfshirë në një plantacion kanabisi në Cardiff Nëntorin e kaluar. Megjithatë, shqiptari nuk e harroi zakonin. Ai shkoi sërish në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë dhe kësaj herë u kap në Sëansea, duke bërë të njëjtin krim.
Ai po vuan tashmë një dënim dhe pritet që të deportohet sapo të përfundojë ditët e burgut. Shqiptari u arrestuanë Nëntor të 2020-ës. Në banesën ku ai punonte dhomat e gjumit ishin mbushur plot me rrënjë kanabisi.
Aty u gjetën 71 bimë të pjekura dhe sipas ekspertëve vlera e saj në treg mund të arrinte deri në 60 mijë Paund. Shqiptari ka pretenduar se ka qenë thjeshtë “kopshtar” pasi i detyrohej para një bande shqiptare./tvklan.al