Garald Osmani u largua drejt Kilit në moshën 24-vjeçare në vitin 2015 ku punonte për një kompani. Sot, ai së bashku me një shokun e tij, kanë hapur biznes me rroba të përdorura në këtë vend të Amerikës së Jugut.

Rrobat e përdorura i marrin nga vendet e Europës dhe i tregtojnë në Kili. Dyqaneve të rrobave të përdorura i ka vendosur emrin “Albania”.

Gerald Osmani: Ka 3 vite që kemi hapur biznesin tonë këtu në Kili që është kryesisht me rroba të përdorura. Edhe të reja, por shumica me rroba të përdorura, i importojmë nga Europa, i sjellim këtu dhe kemi magazina shumice, edhe dyqane. Dyqaneve ju kemi vënë emrin “Albania”. Kemi 9 dyqane, domethënë 3 magazina me shumicë dhe 6 dyqane me pakicë, 5 nga të cilat janë më të mëdhatë në qendrat e qyteteve.

Blendi Fevziu: Ti qofsh që ke hapur biznes 600 kilometra nga Santiago, kur Santiago vete merret fundi i botës. Geraldi është vetëm 1 orë e gjysmë me avion nga fundi i botës, nga Antarktida. Bëjeni vetë llogarinë.

/tvklan.al