Muaji shtator është një fillim i ri, por nuk do të ndodhë pa vështirësi. Në parashikimin e parë për këtë sezon të ri televiziv në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron një klimë kozmike që kërkon shumë përgjegjësi e organizim.priten zhgënjime dhe situata të pafavorshme në të cilat duhet treguar kujdes.
Shenjat e ndryshueshme Virgjëresha, Peshqit, Binjakët, Shigjetari janë më të ndikuarat në akset kryesore të jetës. Arma më e mirë për këtë shtator është të qëndruarit me këmbë në tokë.
Chrysanthi Kalogeri: Shtatori është pak i vështirë, duhet të jeni të përgatitur. Nuk dua t’ju dekurajoj, thjesht t’ju përgatis. Duke nisur me hënën e re e cila bëhet më 3 shtator në shenjën e Virgjëreshës, në kundërshtim, përballë ka Jupiterin që do të thotë duhet t’i kthehemi përditshmërisë, duhet ta organizojmë sa më mirë dhe të marrim gjithë ndjenjën dhe barrën e përgjegjësisë që duhet. Shtatori kërkon organizim, disiplinë dhe përkushtim. Pastaj, kryesore për shtatorin është në datën 18 që është edhe eklipsi i hënës në shenjën e Peshqve, një eklips pak i vështirë që mund të na sjellë fenomene natyrore, paqëndrueshmëri të kohës në përgjithësi. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm nga viruset, gjendjet gripale, sëmundjet infektive dhe eklipsi më 18 shtator në gjërat që do të ndodhin në botë, ka rezultate për 6 muaj. Situatat e shtatorit do të na japin një klimë për periudhën që do të vijojë në pranverë 2025 ku situata do të jetë më e vështirë. Ky eklips na përgatit për kalimin e eklipseve në aksin Peshk-Virgjëreshë ku do të dalin në pah shumë gjëra. Mund të kemi dëshpërim, zhgënjime dhe nga kjo javë priten, ka tendenca për largim nga realiteti, punë jo të pastra ndaj kujdes në vendimet që do të merrni këtë javë dhe gjatë shtatorit se mund të gjendeni të ekspozuar. Shumë të kujdesshëm duhet të tregohen Virgjëresha, Peshqit, Binjakët, Shigjetari ku do të kenë sfida në akset kryesore të jetës, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë dhe ditët e fundit të shenjës.
Dashi – Shtatori fillon me ngarkesë shumë të madhe kështu që është shumë e rëndësishme që të investoni çdo ditë në jetën e përditshme, në punë që të mos lini asgjë pas dore dhe të dilni të fituar në fund të muajit. Kujdesuni për shëndetin, nëse keni nevojë për të pushuar, t’u qetësuar dhe relaksim, mes gjithë mbingarkesës që do të keni, duhet të gjeni kohë edhe për të. Evitoni prapaskenat dhe sugjerimet, propozimet që nuk do të kenë kthjelltësi e qartësi. Në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve do të keni shanse unike, nga tani e pas datës 22, do të keni një jetë të pasur personale e erotike. Marsi në Gaforre nga data 4 mund t’ju kthejë pak në të kaluarën. Në vend që të nervozoheni, organizoni sa më mirë ambientin ku jetoni e punoni dhe përmirësoni kushtet. Keni Venusin dhe Jupiterin aleatë ndaj fundi i muajit do ju shpërblejë.
Demi – Vështirësitë e muajit do të përbëjnë një forcë nxitëse dhe do t’ju çojnë në drejtimin e duhur ku do të keni arritje. Është një muaj erotik, edhe pse do të ketë vështirësi e pengesa dhe duhet të nxirrni në pah krijimtarinë e talentet tuaja. Ëndrrat dhe krijimtaria kërkojnë një sakrificë. Me hënën e re në datën 3 mund të vendosni marrëdhënie në një pozitë më të fortë, të krijoni një lidhje me perspektivë ndërsa me eklipsin më 18 shtator edhe pse do të keni mbështetje, duhet të mbështeteni më tepër në forcat tuaja. Do të tejkaloni veten, mjaft të jeni sa më të organizuar dhe të qëndroni sa më afër realitetit, pranë talenteve dhe forcave tuaja. Shpenzimet e tepërta do t’ju nxjerrin jashtë buxhetit.
Binjakët – Një muaj shumë i rëndësishëm dhe do të ndikoheni më tepër këtë muaj. Sfidat për ju janë sfera profesionale dhe jeta familjare. Me hënën e re në datën 3 do të bëni një fillim të ri familjar ose do të vendosni për një bashkëjetesë. Kërkesat në jetën sociale, profesionale do të jenë shumë të larta përgjatë gjithë vitit. Nuk është momenti të kundërshtoni eprorët ose prindërit nëse kërkoni diçka dhe nuk e realizoni dot. Në gjysmën e dytë të shtatorit, sidomos në datën 18 kujdes me njerëzit që ju thurin lavde në punën tuaj sepse mund të ketë një qëllim më të thellë dhe mos bëni veprime që mund t’ju ekspozojnë. Organizimi, disiplina dhe njohja e mundësive tuaja do të jenë armët në shtator. Jupiteri dhe Afërdita përbëjnë mbështetje për ju dhe keni horizonte të hapura përpara jush. Çdo fitore e shtatorit është një gur në themelet e jetës.
Gaforrja – Edhe pse vendosja planetare gjatë shtatorit mund të mos jetë shumë pozitive, do të jetë një muaj shumë konstruktiv. Përdoni fjalën dhe do të keni mundësinë jo vetëm t’i dëgjoni të tjerët me vëmendje, por edhe t’i bindni, mjaft të dini ku duhet të tërhiqen, duhet diplomaci sidomos me hënën e re në datën 3.Me eklipsin e hënës në datën 18 ëndrrat kërkojnë një sakrificë dhe nëse doni të bëni plane për të ardhmen, duhet të dini mundësitë reale pasi mbivlerësimi dhe nënvlerësimi çojnë në marrjen e vendimeve të gabuara. Evitoni nervozizmin, nxitimin dhe ankthin pasi Marsi në datën 4 në shenjën tuaj do t’ju japë një stres e ankth më të madh ndaj ju duhet punë e vendosmëri. Do të keni ndihmën dhe mbështetjen e familjes dhe njerëzve të dashur.
Luani – Preokupimi kryesor për këtë muaj do të jetë siguria emocionale dhe sfera profesionale. Jeni në një fazë ku qëllimi kryesor juaji është të hapeni, por kjo has në pengesa. Duhet të dini dëshirat, mundësitë dhe nevojat tuaja reale. Një kombinim i këtyre do të sjellë sukses. Me hënën e re në datën 3 do të keni mundësi për një iniciativë ose punë që nuk jeni të bindur se i keni të gjitha mundësitë ta realizoni plotësisht. Fundi i muajit do të shpërblejë.
Virgjëresha – Jeni protagonistët e muajit dhe është një rol i vështirë, por këtë herë edhe më të madhe. Fillimi i shtatorit ju fut menjëherë në përgjegjësi e punë, por problemi nuk është ky dhe organizimi sepse për ju është një talent. Problemi janë të tjerët që mund t’ju ushtrojnë një presion ose t’ju zhgënjejnë me disa premtime, prandaj e rëndësishme është që të qëndroni të vendosur në punën tuaj të palodhshme, të bëheni sa më të pranueshëm te të tjerët dhe mos kini pritshmëri për premtimet e tyre. Në fushën profesionale dhe jetën personale keni shanse unike. Në fund të muajit do të tejkaloni veten, do të shihni që do të kaloni vështirësitë dhe do të shpërbleheni.
Peshorja – Është momenti të veproni pak të tërhequr me qëllim që të shihni arritjet tuaja, potencialin, të bëni plane dhe të organizoni hapin e mëtejshëm që do të jetë nga data 22, si dhe do të ketë një eklips në shenjën tuaj në tetor. Afërdita që gjendet në shenjën tuaj ju bën më të bukur e delikatë dhe do e nxirrni këtë anë më me lehtësi. Mund të keni një gradë lehtësie për të arritur dëshirat e qëllimet tuaja në jetën personale, profesionale. Do të keni takime të rëndësishme me njerëz që do të lënë gjurmë në jetën tuaj me të cilët do të merrni një hap më tej ose do të mësoni. Jeni në një rrugë ku janë hapur perspektivat dhe pengesat nuk do ju nxjerrin nga kjo rrugë.
Akrepi – Arritja e qëllimeve dhe synimeve do të jetë prioriteti juaj. Kjo ndoshta mund t’ju lërë pak pas në jetën tuaj personale dhe emocionale. Takimet e fshehta mund t’ju nxjerrin nga stresi dhe t’ju bëjnë mirë nga ana emocionale e psikologjike. Pengesat e vështirësitë që mund të hasni mund të ulin pak krijimtarinë dhe entuziazmin. Me eklipsin në datën 18 do të trajtoni me qetësi çështjet me të dashurit e fëmijët dhe kujdes me iniciativat që kërkojnë risk. Marsi në Gaforre nxit ambiciet tuaja, por mund t’ju zhysë në një plogështi ose vendime që mund t’ju lënë pak pas.
Shigjetari – Një muaj shumë i rëndësishëm, me sfida që në fillim të tij në jetën profesionale dhe sociale. Menjëherë mund të organizoni punën, të bëni një fillim të ri në datën 3, por pengesat në familje ose ana psikologjike mund t’ju lënë pas. Kujdes me eklipsin hënor në datën 18 ata që kanë lindur në 10-ditëshin e tretë të shenjës dhe në ditët e fundit, kryesisht në iniciativat që kanë të bëjnë me investime ose punë që s’janë të qarta. Qëndrimi afër realitetit, përgjegjësia dhe disiplina do t’ju bëjnë të fituar, keni aleatë që do ju ndihmojnë në këtë rrugë.
Bricjapi – Një periudhë shumë e rëndësishme, do të jeni shumë ambiciozë, preokupimi do të jenë e ardhmja dhe sfera profesionale ku keni shumë shanse. Kryesorja është mënyra si do të përdorni fjalën, si do të trajtoni marrëdhëniet me të tjerët, edhe pse mund t’ju provokojnë, duhet të dini të bëni dallimin midis vendosmërisë sepse do ju çojë në arritje e suksese dhe ngurtësisë. Duhet të dini ku do të bëni një hap pas. Është një muaj shumë produktiv për ju dhe me arritje që duhet ta vendosni në shërbim të ambicieve. Pas datës 22, në sferën profesionale do të keni arritje eedhe më të mira.
Ujori – Mund të keni shumë fronte të hapura, por kryesori është sfera financiare dhe ana psikologjike. Duhet të dini dallimin mes dëshirave dhe mundësive që ju hapen.Me eklipsin në datëën 18 evitoni investimet e mëdha që përmbajnë risk sepse vendimet që do të merrni në atë periudhë mund të përcaktojnë të ardhmen. Me Afërditën në Peshore dhe Jupiterin në Binjak krijohen kushte shumë të mira dhe fundi i muajit përmes një transformimi thelbësor do ju bëjë të gjeni rrugën tuaj ku do të veproni që çdo gjë të jetë në të mirën tuaj.
Peshqit – Jeni përpara disa pengesave e vështirësive, por kryesorja është të jeni afër realitetit. Shtatori ka një ulje të mprehtë, ndoshta mund ta ndieni këtë. Lejoni të tjerët të afrohen, punoni për të përforcuar marrëdhëniet e bashkëpunimet sepse do të keni shanse dhe është në dorën tuaj që t’i çoni gjërat aty ku doni. Do të keni disa ndryshime që nuk varen nga ju, vendimet që merrni dhe një shije të gjërave sesi do të vazhdojnë do ta merrni me eklipsin në datën 18. Realizmi ndoshta nuk është shumë i mirë, por nuk ju lë të bini. Jeni artistët e ciklit të zodiakut dhe është një muaj shumë i mrië që frymëzimin ta ktheni në vepër, vështirësitë e shtatorit mund t’i bëni art./tvklan.al