“Shtëpia me Gjethe” në kryeqytet apo Muzeu Kombëtar i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit mbetet një nga destinacionet e vizitorëve të shumtë në vendin tonë. Në mesin e tyre nuk mungojnë as të vegjlit e shkollave verore që njihen me historinë e errët të Shqipërisë.
Padiskutim, një peshë të rëndësishme të vizitorëve në “Shtëpinë me Gjethe” e zënë edhe turistët e huaj nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë kureshtarë për të kaluarën e vendit tonë në kohën e diktaturës. Të huajt japin edhe përshtypjet e tyre për këtë muze.
Turisti 1: Mendoj se është shumë muze interesant, pasi ka shumë histori dhe informacione këtu dhe ja vlen të njihesh nga afër me to.
Pyetje: Ku dëgjuat për Shtëpinë me Gjethe për ta vizituar, dikush jua sugjeroi apo morët informacione në internet?
Turisti: Kontrolluam në internet dhe na u duk një muze që ja vlente ta vizitoje për të kuptuar gjithë historinë.
Pyetje: Pra jeni duke kombinuar turizmin në Shqipëri me historinë dhe kulturën apo jo?
Turisti: Po patjetër.
Turistja: Më duket shume shumë interesant dhe i këndshëm dhe mbi të gjitha shumë informacione. Kemi ardhur dje këtu dhe pas Shqipërisë do shkojmë në Mal të Zi.
Turisti 2: Jam nga Gjermania. E zbulova rastësisht “Shtëpinë me Gjethe”. Pastaj thashë me vete se ja vlen ta vizitoj pasi edhe ne në Gjermani kemi një histori të ngjashme me të sigurimit të shtetit dikur.
Sipas drejtores së Muzeut të “Shtëpisë me Gjethe”, Etleva Demollari nga Janari deri në ditët e fundit të Korrikut, ka një rritje të vizitorëve me 75% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Turistët më të shumtë janë nga Europa, por nuk mungojnë dhe ata nga Amerika apo vendet Aziatike. Sezoni veror ka dhe fluksin më të madh të vizitorëve, ndaj Muzeu i “Shtëpise me Gjethe” qëndron i hapur 7 ditët e javës.
Klan News