Shteti tashmë do të ketë një strukturë të veçantë për të mbrojtur të drejtat e në Gjykatën Europiane, në rastet kur ai paditet nga shtetasit e tij. Projektligji më i ri i cili kaloi për diskutimin në komisionin e ligjeve ka ngjallur jo pak debat mes palëve. Opozita gjatë seancës së pyetjeve drejtuar avokatit të përgjithshëm të shteti Eduard Halimi, kërkoi shpjegim lidhur me faktin se nëpërmjet kësaj nisme ky autoritet përfaqëson shtetin kundër taksapaguesve të tij në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Pandeli Majko: “Ju zotëri do të përfaqësoni shtetin kundër taksapaguesve dhe taksapaguesit shqiptar apo ish-pronari apo kush të dojë nuk ka një zyrë përfaqësimi për shkak të Avokatit të Popullit që të ketë përfaqësimin ligjor qoftë dhe për të marrë një konsulentë juridike, pra ju na kërkoni që të përfaqësoheni në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si përfaqësues i shtetit dhe për taksapaguesit askush nuk..”

Eduard Halimi: “Është njëlloj si të themi tani që prokurorët paguhen nga taksapaguesit për të dënuar taksapagues, kjo është de drejta ime dhe unë jam prokuror për çështjet civile, nuk merrem me çështjet penale.”

Halimi ngritjen e kësaj strukture e cilësoi si diçka pozitive që do ti krijojë mundësi mbrojtjeje shtetit gjë që më parë ekzistonte vetëm për disa çështje të caktuara.

Eduard Halimi: “Është bërë publike që ka disa vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të cilët kanë sanksionuar, kanë dënuar shtetin shqiptar me shuma relativisht të larta dhe në besojmë se kjo ka ardhur si pasojë e një mbrojtje jo të mirë që i është bërë nga përfaqësuesit tanë atje nga përfaqësuesit e shtetit shqiptar prandaj kërkojmë që ta mbrojë avokatura e përgjithshme e Shtetit e cila ka një nivel më të lartë profesionalizmi.”

Ngritja e kësaj strukture duket të jetë ravijëzuar nga ana e qeverisë pas numrit të madh të çështjeve të ish pronarëve të gjykatës së Strasburgut. Deri më tani numri i këtyre kërkesave për të cilat pritet gjykimi në Strasburgut ka arritur mbi 120 të tilla./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro Operator: Izmir Hajdari

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Izmir Hajdari