Stina e vjeshtës dhe ndryshimi i temperaturave sjell edhe viroza të ndryshme e sidomos tek moshat e vogla. Sipas shefit të Urgjencës Pediatrike në QSUT, Albert Lama gjatë kësaj periudhe dominojnë kryesisht problemet në rrugët e frymëmarrjes.
“Gjatë stinës së vjeshtës preken më shpesh me infeksion rrugët respiratore në raport me gastrointensiale. Me temperaturë, kollë ose probleme me marrje fryme. Ndërsa problemet me të vjella ose diarre janë më të pakta.”
Grupmosha që ka imunitet më të dobët janë kryesisht fëmijet e çerdheve dhe kopshteve sipas specialistëve.
“Grupmosha deri në 4 vjeç, pavarësisht se ne i ndajmë në grupe. Kjo është grupmosha më e prekur dhe kryesisht prej faktorëve imunitarë.”
Në rastet kur prindërit vërejnë një ndryshim tek gjendja shëndetësore e fëmijëve duhet me patjetër t’i drejtohen mjekut të familjes për konsulta.
“Rekomandimi parësor, vizita te mjeku i familjes, duke qenë se njeh historikun e sëmundshmërisë. Të rritjes dhe ecurisë shëndetësore të fëmijës. Ushqime sa më të freskëta dhe konform sezonit.”
Mjekët këshillojnë se në rastet kur të vegjëlit janë me viroza apo probleme shëndetësore nuk duhet të dërgohen në kopsht apo shkollë.
Klan News