Tymi apo avujt e cigareve elektronike dëmtojnë mbrojtjen imunitare të mushkërive. Gjithashtu krijohen kushtet për të qenë më të dobët ndaj infeksioneve respiratore dhe përkeqëson inflamacionet në sëmundje kronike.
Një grup pune ka zbuluar që disa përbërje kimike mund të ndikojnë aktivitetin e një grupi qelizash imunitare që ndodhen tek mushkëritë, një familje linfocitesh që quhen MAIT.
Këto të fundit ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve bakteriale apo virale, duke ndikuar në proceset inflamatore dhe mos riparimin e dëmeve në organizëm nga patogjenët.
Kërkimet do të vijojnë, për të kuptuar më tepër mbi mekanizmat dhe terapitë e përcaktuara në problemet respiratore.
Klan News