Të tjerë qytetarë janë prekur nga fruthi gjatë ditëve të fundit. Në Korçë, gjatë dy ditëve rezultojnë të jenë prekur 5 persona të tjerë, duke e çuar numrin e pacientëve në 11 vetëm në këtë qytet, raporton ABC News.
Ata po marrin trajtim në spitalin e qytetit dhe janë izoluar në repartin infektiv. Në mesin e personave të prekur janë edhe të lindurit e viteve ’80-’90. Ndërsa dy foshnja të prekura nga fruthi janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Bëhet me dije se Shëndeti Publik ka vaksinuar të gjithë personat që kanë patur kontakt me pacientët e prekur nga fruthi. /
tvklan.al