Infeksionet respiratore, gripi dhe virozat e ndryshme vijojnë të qarkullojnë me intensitet në Shqipëri, duke regjistruar 11500 raste gjatë një jave.
Të dhënat e ISHP-së tregojnë se Bashkitë e Gjirokastrës, Durrësit, Hasit dhe Tiranës janë qytetet me rastet më të shumta të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme.
Konkretisht në Gjirokastër të dhënat tregojnë për afro 80 raste për 10 mijë banorë, në Durrës 70 raste për 10 mijë banorë, në Has dhe Tiranë 60 dhe 55 raste për 10 mijë banorë.
Grupmosha më e prekur vijon të jetë ajo pediatrike, 0-5 vjeç duke u shoqëruar me temperaturë të larta deri në 40 gradë si dhe kollë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, infeksionet respiratore janë afro 10 % më shumë. Sipas bluzave të bardha, ky agresivitet i virozave dhe gripit lidhet me lëvizjen e lartë të njerëzve.
Ata rekomandojnë kontaktin me mjekun për të shmangur përdorimin pa kriter të antibiotikëve dhe rëndimin e situatës shëndetësore.
Tv Klan