Lajme Arkiva 2003

Një çift në dy ditë është ndarë në Gjykatën e Fierit. Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti togat e zeza kanë vendosur divorcin e 115 çifteve të cilët janë të moshave të ndryshme.

Gjykatësit kanë mundu të bindin në sallën e gjyqit vetëm 3 çifte për tu mos u divorcuar duke vazhduar bashkëjetesën.

Togat e zeza që kanë studiuar kërkesa e bashkëshortëve, pohojnë se shkaqet e ndarjes janë të ndryshme, por kryesisht janë ekonomike si edhe grindje të vazhdueshme për motive xhelozie.

 “Largimi i njërit apo tjetrit bashkëshort për arsye ekonomike jashtë shtetit në Greqi apo në Itali në vendet tona fqinje dhe duke ikur andej për një pjesë të gjatë kohe ata ndërpresin çdo lloj kontakti me familjen, nuk interesohen më për bashkëshortët që lënë në Shqipëri, apo për fëmijët e tyre dhe detyrohet bashkëshorti tjetër të dërgojë zgjidhjen e martesës sepse bashkëshorti nuk tregon asnjë lloj kujdesi, asnjë lloj interesi për bashkëshorten apo edhe për fëmijët e tij”.

Ndërsa qytetar të ndryshëm mendojnë se:

Qytetari: Shkaku i ndarjes nuk është gjendja e dobët ekonomike , unë do të mendoja se në radhë të parë ësht ëlidhja e dobët e çiftit, mosnjohja mirë e dy partnerëve.

Qytetarja:  Tani të rinjtë janë pa punë, pa shtëpi, humbën lekë në firma, emigrimi dikujt i ecën, dikujt si ecën./tvklan.al