Këshilli i Përgjithshëm i Komuniteti Mysliman në mbledhjen e jashtëzakonshme ka shtyrë vendosjen e kryetarit të ri të myslimanëve. Sipas Sekraterit të Përgjitshëm Gjinishi, përcaktimi i njeriut që do të zëvendësojë Hafis Sabri Koçin pritet të bëhët në mbledhjen e ardhshme të këshillit, në muajin mars. Kjo bëhet pas kërkesës për dorëheqje të këtij të fundit përpara Bajramit me arsyetimin e problemeve shëndetësore. Postin e Kryetarit të Komunitetit Mysliman deri në zgjedhje do ta mbajë nënkryetari aktual . Jashtë ambienteve të Medresesë kanë mbetur disa prej myftinjve të rretheve të pezulluar që nuk janë lejuar të futen. Sipas Sekretarit Gjinishi këta nuk janë anëtarë ndërkohë që pjesa jashtë pretendon për më tepër demokraci .
“Unë duhet të hapja mbledhjen , duhet të beja raportin dhe pastaj mbas diskutimeve, mbas analizës 5 veçare ose tek e fundit 1 vejçare, të gjithë të vjetrit dalin , ata që nuk janë të rizgjedhur, kurse delegatët e rinj bëjnë zgjedhjet e reja”
Gazetarja: Dhe në këtë rast, përse jeni përjashtuar dhe nuk jeni brenda?
“Ne jemi përjashtuar në mënyrë të paligjshme, sepse në kundërshtim, sepse është organizuar një puç insitucional. Kryesia e Komunitetit Mysliman ka mbyllur zyrën e Kryesisë se Këshillit të Përgjitshëm, madje me 6 Tetor unë nuk jam futur as në zyrë, jam bllokuar edhe nga zyra. Kam denoncuar zyrtarisht me një deklaratë qysh më 27 Gusht shkeljet që u bënë në fazën e parë dhe në fazën e dytë për zgjedhjet e Këshillit të Myftinisë”.
“Ne tentuam të hynim brenda me qetësi , me maturi, e pamë që ata nuk duan të na fusin. Kanë sjellë edhe organet e rendit, të cilët në një formë apo në një tjetër bëhen edhe palë në mënyrë ilegjitime për të mbrojtur ato gabimet dhe shkeljet flagrante të këtyre njerëzve që sot po uzurpojnë Komunitetin Mysliman”.
Edhe këtë mbledhje, Këshilli duket se ka anashkaluar problemet përçarëse brenda Komunitetit njëkohësisht edhe analizën për këtë situatë./tvklan.al