Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Shtyhet hyrja në treg e celularit të tretë shqiptar, pronë e Albtelecomit. Eagle Mobile, ose Shqiponja pritet të hynte në treg në Qershor, sipas deklaratave të  Ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacioneve Spartak Poçi, në fillim të Marsit. Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Transporteve dhe Albtelecom, operatori celular do të hyjë në treg 9 muaj, pas akordimit të licencës, që do të thotë në Dhjetor.

Aktualisht, celulari i tretë po kërkon investitorë dhe është në negociata me disa kompani të telekomunikacioneve ndërkombëtare. Qeveria i akordoi Albtelecomit licencën e tretë celulare Eagle Mobile, në Mars të këtij viti për t’i ngritur vlerën kompanisë së telefonisë fikse në prag të privatizimit./tvklan.al