Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ministri i Jashtëm gjerman Joshka Fisher, ndodhet në vështirësi. Disa fotografi të botuara kohë më parë, në një revistë gjermane, tregojnë për natyrën e Fisherit, si një radikal i ekstremit të majtë. Gjatë një demonstrate në vitin 1973, në Frankfurt, Fisher ka sulmuar dhunshëm një polic. Por sot këto histori mbi të kaluarën e Fisherit kanë marrë zjarr, kjo për shkak se në Gjermani, po zhvillohet gjyqi i Hans Joakim Kleinit.
Fisheri shkon në gjyq dhe bën dëshminë e tij, megjithatë drejtësia gjermane kërkon të dhëna të tjera, mbi këtë çështje të errët. Protagonisti kryesor Hans Joakim Kleini, u kap vetëm dy vjet më parë në Francë, ndërsa për të kaluarën e Fisherit, ky rast i ka dhënë shtysë thashethemnajës, mbi të kaluarën e tij. Tashmë në shtypin gjerman është ngritur pyetja nëse ai është i denjë për ta përfaqësuar Gjermaninë në botë./tvklan.al