Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Shuhet zjarri i pusit në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier, i cili u përfshi nga lakët dje në orën 17 të pasdites. Temperaturat e larta të shkaktuara nga zjarri siç shikohen edhe nga pamjet filmike kanë shkrirë kullën e pusit, e cila pas kësaj ka rënë përtokë.
Flaka e shkaktuar nga fontana e gazit ka vazhduar deri në orët e drekës, ku flakët arrinin një lartësi prej 12 metrash. Në këto kushte në ndihmë të zjarrfikësve të tjera kanë mbërritur zjarrfikëse si nga Tirana, Berati, të përforcuara dhe nga ushtria. Kanë mbërritur gjithashtu për të menaxhuar situatën përfaqësues nga Ministria e Energjetikës dhe hidrokarbureve të cilët kanë bërë një plan veprimi të studiuar.
Kështu rreth orës 13:30, pusi është fikur. Sipas drejtorit të Alpetrolit Fatos Nika, i cili ka qenë prezent në gjithë procesin e fikjes së zjarrit, situata është nën kontroll dhe sipas tij, mbetet që këtij problemi t’i jepet fund kur të vendoset saraçineska, e cila dot mbyll fontanën e gazit./tvklan.al