Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta teksa dy konkurrente, Klea dhe Juli nuk morën trëndafil nga Saimiri.

Ndërkohë, në programin e përditshëm “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, vajzat janë pyetur para se të ngjiteshin në skenën e këtij ‘reality dating show, se cilat kanë qenë emocionet e përjetuara gjatë javës, si dhe për komentet e opinionet që kanë marrë nga të afërmit apo ndjekësit në rrjete sociale.

Konkurrentja Jonida është shprehur se sa i përket opinioneve në rrjetet sociale, vijon të komentohet për faktin që foli gjermanisht në natën e parë.

“Fokusohen te gjermanishtja, vazhdojnë. Nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe. E djallosa, po mirë jam”, ka thënë ajo.

Më tej ajo është pyetur nëse klipi i saj me prindërit mund të ketë ndikuar tek Saimiri dhe prindërit e tij, teksa ka thënë se klipin e zgjodhi të tillë, për të treguar më shumë për origjinën e saj.

“Te klipi doja të tregoja që ajo është origjina ime dhe një pjesë e jetës time që unë kam kaluar sepse unë kam ardhur në moshën 18 vjeçare në një qytet të madh që nuk ishim ambjentuar fare me këtë lloj rrjedhe të jetës këtu. Ata janë prindërit e mi, më kanë rritur me sakrifica dhe jam kjo që jam sot me këmbë në tokë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, gazetarja e ka ngacmuar edhe për mendimin e saj lidhur me vajzat që mund të eliminoheshin në natën e dytë dhe Jonida ka thënë asnjëra. Më tej ajo është pyetur se si do ta ndjanë Saimirin nëse qëndrojnë të gjitha.

“Do ta marrim dhe do ta ndajmë një natë njëra një natë tjetra”, është shprehur Jonida me shaka.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al