Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte këngëtarja Irini Qirjako. Ajo është padyshim një nga zërat më të dashur dhe të veçantë të muzikës folklorike dhe popullore shqiptare.

Në të gjitha gëzimet dhe shtëpitë tona, ajo bëhet pjesë përmes tingujve të këngëve të saj. Qirjako tregoi se është mësuar tashmë në izolim dhe përpiqet që mos stresohet, sepse sipas saj njeriu me vullnet bën gjithçka.

Dita për të kalon shumë shpejt, për shkak të aktiviteteve të ndryshme që merret në shtëpi.

Irini Qirjako: U mësova, shumë mirë, nuk stresohem apo të lodhem. Njeriu kur mendon diçka, që kështu duhet të veprosh për të mposhtur një të keqe të madhe, me vullnet njeriu bën gjithçka, atë që duhet.

Mirela Milori: Por ti je një natyrë e gjallë, ke energji, edhe përmes këngëve të tua na sjell enegji. Si ja del të jesh e mbyllur?

Irini Qirjako: Në fakt dita nuk e ke idenë kalon, veçse kur ikën dita. Paradite merrem me gatime të ndryshme, që shohim receta të ndryshme. Na jepet mundësia që të bëjmë më mirë tani, kur herët e tjera koha s’na ka lejuar ti bëjmë. Jo koncerte që bëj, këndoj për veten time, e kaloj duke kënduar, jo punë në shtëpi. Pastaj vjen pasditja dhe bëj fiskulturë këtu në verandën time edhe kalon, ikën dita./tvklan.al