Fitorja e Donald Trump si President i 47 i SHBA konsiderohet historike e rëndësishme. Kjo edhe për shkak të diferencës së thellë të votave elektorale që mori karshi rivales së tij Kamala Harris.
Emisioni Opinion me Blendi Fevziun në Tv Klan është zhvendosur në SHBA ku ndoqi nga afër procesin e votimit dhe reagimet pas daljes së rezultateve.
Për t’ju përgjigjur pyetjes së Fevziut se çfarë personazhi është Donald Trump, Dritan Nesho e ka treguar përmes një historie.
Ai ka rrëfyer se si Donald Trump negocioi me talebanët tërheqjen nga Afganistani të ushtrisë amerikane. Dhe sipas tij, këtë e bëri përmes një kërcënimi të hapur në një takim zyrtar, duke përcjellë qartësisht mesazhin e tij.
Blendi Fevziu: Çfarë personazhi është Trump? Si do ma përkufizosh?
Dritan Nesho: Do t’i them publikut të Opinionit një histori. Trumpi kur ka negociuar me talebanët. Vete i thërret në Katar, në Doha, dhe ju thotë ne do tërhiqemi nga Afganistani por me termat tona. Dhe në qoftë se ju nuk përmbushni termat tona, e hap xhepin e xhaketës dhe i jep liderit të talebanëve një fotografi të shtëpisë së tij sekrete. Edhe i thotë, unë e di ku jeton ti dhe unë do të të vras. Kjo është takim zyrtar! Do të dërgoj raketë. Dhe e përshkruajnë zyrtarë të lartë në kohën e Trumpit, që nuk dinin se si ta regjistronin në procesverbalet e takimit. Është i paparashikueshëm. Dhe pastaj për ta kopsitur, siç e thotë edhe Byron Donalds kongresmeni amerikan që ishte në atë takim, i thotë atij ‘e ke bërë shumë të bukur shtëpinë, më pëlqen arkitektura’. E përcjell mesazhin në termat e tij. Kjo është shumë e rëndësishme në politikën e jashtme, sepse edhe fuqia amerikane nuk ballafaqon dot test nga Kina, Irani, Rusia.
/tvklan.al