Vetëm pak ditë më parë, balerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Isida Mollaymeri ndau një video me ndjekësit që të kujtonte një skenë romantike nga filmat e vjetër. Në të vërtetë, nuk ishte një film por një propozim ëndrrash në Toskanë që erdhi krejtësisht si një surprizë.

Në intervistën me “Rudina” në Tv Klan ku ajo flet për herë të parë për lidhjen e dashurisë, si u organizua propozimi fshehurazi saj si dhe na tregon unazën.

Isida Mollaymeri: Kishte një përgatitje, unë shkoj gjithmonë në panairin e Bolonësn por rri në Firence pasi kam shumë miq dhe më pëlqen shumë si qytet, e adhuroj. Mora edhe kushërirën, kushërira ime bën video, foto dhe i thashë një ditë do ta shfrytëzojmë, do bëjmë një ditë më shumë që ta shfrytëzojmë të shkojmë në Toskanë për qejf dhe të bëjmë foto  e video dhe kështu e lamë. Unë kam bërë një video vetëm në fillim.

Rudina Magjistari: Ti ishe përgatitur për të bërë video për t’i hedhur…

Isida Mollaymeri: Po, ata kishin folur me njëri-tjetrin dhe kishin bërë këtë komplotin që kur Isida të bëjë video, do të dalësh ti i veshur.

Rudina Magjistari: Aty të jetë gjithçka gati praktikisht, edhe të xhirohet bukur, edhe ti të mos jesh  e përgatitur. Ti të jesh duke menduar se po bën një gjë thjesht për…

Isida Mollaymeri: Më gënjyen sepse unë doja këtë makinën e vjetër sepse e kisha parë në filmat dikur, Ford-in por nuk dija t’i jepja. Thashë jepi vetëm ti dhe unë të dal nga makina ndërkohë që më kishin bërë një gënjeshtër prandaj ishte një moment që ajo e ka vënë që unë qesh me të madhe por që ishte shumë e bukur se unë nuk e prisja. Është një moment që qeshim se dhe ai ishte i emocionuar dhe në vend që të më jepte kapakun që ishte unaza, më dha kapakun tjetër prandaj është ai momenti që unë qesh me të madhe, por që ishte bukur dhe shumë emocionues për mua./tvklan.al