Të jesh prind është një nga detyrat më të vështira, është një përgjegjësi e pafund, pasi prindërim do të thotë të ndërtosh me kujdes karakterin e një fëmije dhe t’i japësh baza të forta mbi të cilat ai do të orientohet gjatë gjithë jetës. Disiplinimi i një fëmije nuk është për t’i ndëshkuar ata, është për përmirësimin e sjelljen e tyre. Vetëm atëherë ata mund të jenë të rritur të qëndrueshëm psikologjikisht dhe socialisht.
Në marrëdhënien prindër-fëmijë, çështja e autoritetit është thelbësore. Në fakt është shumë e rëndësishme që roli i nënës dhe babait të mos ndryshojë, pra sjellja e tyre të jetë gjithnjë e duhura, në mënyrë që fëmija të mund të gjejë tek ata një pikë të qëndrueshme ku të mbështetet. Për të diskutuar për prindërimin dhe vështirësitë e saj e ftuar në studio ishte nutricionistja Diola Dosti-Baftiu.
Diola u zhvendos në Prishtinë, pas martesës me Dardan Baftiun. Ajo është e martuar që prej vitit 2008 dhe ka tre vajza Bleza, Enja dhe Gjurma. Në lidhje me autoritetin tek fëmijët, ajo shprehet se është shumë strikte në shtëpi dhe nuk bën lëshime.
“Unë e kam pjesën e autoritetit. Jam shumë strikte në shtëpi, madje ndonjëherë bashkëshorti thotë me të qeshur, mami është shtriga e shtëpisë, sepse nuk lë të bëjmë asgjë me qejf përveç pjesës së ushqimeve, që jam totalisht e fokusuar. Por që është totalisht autoriteti ai që, unë i them nuk do ta bësh dhe pikë”.
Gjithashtu nutricionistja tregon se ka gjetur edhe një mënyrë që ta mbajë vajzën larg telefonit.
“Kam përdorur dhe një gjë të vogël sepse Bleza është pak e fiksuar tek pjesa e mirëmbajtjes së vetes së saj. Dhe gjithmonë i them që nëse e përdor shumë telefonin, nuk i them do të prishen sytë dhe do bëhesh me syze, por i them do të dalin rrudha”./tvklan.al