Hiperpigmentimi i lëkurës i njohur ndryshe si njollat e errëta të lekurës, përcaktohet si një ndryshim në ngjyrën e lëkurës.
Janë një sërë arsyesh dhe faktorësh që ndikojnë në hiperpigmentim. Ai zakonisht shkaktohet si rrjedhojë e ndryshimeve hormonale, ekspozimit në diell dhe diabetit.
Për të shmangur njollat e errëta në lëkurë është e rëndësishme edhe përdorimi i maskave të ndryshme.
Në një tas, hidhni dy lugë kos, një lugë miell orizi, një lugë shafran i Indisë dhe pak mjaltë. Përziejini së bashku dhe masën e krijuar e aplikoni në qafë dhe fytyrë. Nëse keni një lëkure të thatë, sigurohuni të shtoni edhe disa pika vaj kokosi ose bajame.
Mbajeni atë për 15-20 minuta dhe më pas e shpëlani. Këtë maskë mund ta përdorni dy herë në javë për rezultate më të mira.
Kosi funksionon si një pastrues i shkëlqyeshëm, pasi që acidi laktik zbërthen qelizat e lëkurës dhe ndihmon në largimin e njollave, ndërsa shafran i Indisë ka veti anti-bakteriale dhe mban larg çdo infeksion. Mjalti i jep lëkurës një shkëlqim natyral, ndërsa mielli i orizit është një burim i shkëlqyer i vitaminës B, i cili ndihmon në zbehjen e njollave./tvklan.al