Temperaturat e lartë të verës bëjnë që pjesën më të madhe të kohës të pimë lëngje për tu freskuar sadopak. Birra është një padyshim një pije e verës, e cila në shoqëron mbrëmjeve.
Por për ta shijuar sa më shumë duhet të jetë sa më e ftohtë. Nëse miqtë ju vijnë pa njoftuar dhe keni harruar ti fusni birrat, apo dhe kanaçet në frigorifer nuk keni asnjë arsye për tu shqetësuar, pasi ka një zgjidhje, në më pak se 2 minuta!
Duke parë këtë video ju do të gjeni zgjidhje, ju mjafton vetëm një tas i madh ku do të hidhni brenda akuj në formë kubi, dhe dy lugë gjelle me kripë.
Siç mund ta shihni në video, gjithçka që duhet të bëni është të vendosni kanaçen e birrës në tas dhe brenda disa minutash … ajo do të jetë gati! /tvklan.al