Barku i fryrë dhe gazrat e tepërta janë problem i zakonshëm që mund të shfaqen pas marrjes së tepërt të ushqimit dhe pijeve.

Të ulurit në tavolinë për të ngrënë, por edhe ushtrimet e rregullta janë disa prej mënyrave për ta mposhtur fryrjen.

Por ekspertët rekomandojnë që për të shpëtuar nga barkfryerja duhet të eliminohen disa prej ushqimeve. Sipas tyre, fryrjen e barkut e shkaktojnë ushqime si fasulja, qepët, brokoli, lakra dhe lulelakra.

Megjithatë, këshilluesit për një trup të mirë thonë se nëse keni vendosur që t’i shmangni këto ushqime, duhet patjetër t’i zëvendësoni me marrjen e disa porcioneve brenda ditës, që në përbërje kanë fruta dhe perime të tjera.

/klankosova