Disa ditë më parë në emisionin “Stop” u trajtua pronësinë e dyqanit të Filda Hetës në rrugën e “Bogdanëve” dhe makinacionet për përvetësimin e kësaj prone.
Denoncuesja, Filda Heta: Në akt-marrëveshjen ishte shënuar që ne do t’i marrim këto 30 mijë euro nga inxhinieri teknik i firmës “G2”, Eduard Kelmendi por me llogari të kësaj firme me përfaqësues Gëzim Papinova. Vjen Eduardi na i sjell lekët tek noterja dhe na shpërndan nga një mandat-pagesë dhe sipër thotë “subjekti G2 ndërtim” dhe i firmosëm që i morëm këto lekë. 60 mijë euro ne do t’i merrnim në dhjetor të 2014-ës .
Kjo marrëveshje mes firmës G2 dhe familjes Heta nuk u respektua nga firma e ndërtimit e cila nuk i shleu 60 mijë euro në fund të viti 2014.
Denoncuesja, Filda Heta: Ndërkohë filloi duke bërë presion, më ktheni lekët mua dhe vëllezërve të mi. Mua më dilte në rrugë, më vjen tek puna “kërkoj lekët, të më kthesh lekët, e shumë të tjera.
Biseda telefonike mes Filda Hetws dhe Eduard Kelmendit.
Komshiu, Eduard Kelmendi: Ti do shkosh në prokurori, o do bjesh lekët nji më nji, o s’ka…!
Filda Heta: Për këto veprime të pandërgjegjshme që po bën, unë direkt tek organet kompetente.
Denoncuesja, Filda Heta: Eduardi me anë të presionit, duke u kërkuar lekët vëllezërve arrit tek noterja Rezarta Koçi, të bëjë këto veprime. Vëllezërit ia kanë kaluar Eduardit një pjesë të kësaj prone, e pra sipas ligjit bashkëpronësia duhet që të gjithë bashkëpronarët të jenë dakord dhe të firmosin të gjithë, por kontrata për veprime juridike.
Noterja Rezarta Koçi ia kaloi pronësinë e vëllezërve Heta te Eduard Kelmendi duke mos marrë pjesën e Filda Hetës e cila ishte pronare e dy pjesëve në këtë dyqan.
Denoncuesja, Filda Heta: Ndërsa unë nuk isha dakord për këtë gjë.
Rezarta Koçi është dënuar me vendim të formës së prerë dhe është dënuar me burg për “veprime të paligjshme” në ushtrimin e detyrës së saj si notere.
Nga ana tjetër përvetësuesi Eduard Kelmendi i është drejtuar gjykatës me një kërkesë penale kundër Filda Hetës dhe emisionit “Stop”, për publikimin e këtyre fakteve dhe provave.
Eduard Kelmendi: Shko, hajde në gjyq…!
Gazetari: Jo ti nuk je noter.
Eduard Kelmendi: Se je në kallëzim penal.
Gazetari: Po gjyqi është Rokoko!
Eduard Kelmendi: Hajde, se do e shofsh, se kush je ti…
Gazetari: Po çfarë do shof? Pse ua ke marrë dyqanin?
Gjyqtarja Marinela Osmani, është shfaqur dukshëm e njëanshme në këtë kërkesë, duke favorizuar hapur Eduard Kelmendin. Ajo ka lejuar avokaten e Kelmendit, të shkelë etikën në proces, duke shfaqur afërsi me të.
“Pala i është drejtuar gjykatës me kërkesë penale për të akuzuar disa nga drejtuesit e emisionit “Stop”, gazetarë etj. Por në kërkesën që ai i është drejtuar gjykatës nuk ka paraqitur gjeneralitete të sakta të palëve dhe gjykata e ka favorizuar në mënyrë të hapur duke i lënë plotësim të metash, por këtu nuk jemi në një proces civil ku mund të lihen të meta sipas nenit 1547 sipas Kodit të Procedurës Civile, por jemi në një proces penal që ligji penal e ka përcaktuar në mënyrë të qartë mënyrës se si duhet të paraqitet kjo kërkesë, pra në rasatin aktual kjo është favorizuar,” u shpreh juristi.
Emisioni ”Stop” ka sjellë fakte të tjera se si Eduard Kelmendi ka dikuar tek gjyqtarja Marinela Osmani. Ish-prokurori i Tiranës Adriatik Cama sipas informacioneve është avokati mbrojtës i Eduard Kelmendit, ku ka dyshime të arsyeshme që ky i fundit ka ndikuar tek gjyqtarja Osmani e cila zhvilloi haptas një proces të një anshëm.
Ndaj veprimeve të INUK Tiranë, që prishi dyqanin në fjalë pa vendim, janë bërë 6 kallëzime në polici, njëri prej të cilëve po hetohet nga prokurorja Silvana Lule, e cila nga 2018-ta deri më sot vetëm e ka zvarritur hetimin.
Denoncuesja, Filda Heta: Kam bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3, kam bërë 6 kallëzime, në kallëzimin e fundit ku mu shkatërrua edhe prona, komisariati ia dërgoi prokurorisë dhe prokuroria ka që nga 2018. Prokurorja quhet Silvana Lule, nuk me thërret mua. Unë kam kallëzuar Eduard Kelmendin dhe tre punonjës të IMT-së pasi s;kishin ansjë vendim për shembjen e kësaj ndërtese.
/tvklan.al