Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi, deklaroi nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan se ka vërejtje e tij lidhur me sigurinë ushqimore në vend. Sipas tij shumë subjekte janë gjobitur, pas kontrolleve të kryera nga AKU.
“Unë si ministër kam vërejtjet e mija, por nuk duhet të themi që situata është alarmante, pasi ka një përmirësim të ndjeshëm. Strukturat përgjegjëse sot janë një situatë që s’kanë qenë asnjëherë kemi bërë 60 mijë kontrolle janë vënë 1600 gjoba dhe janë çuar për kallëzim penal 92 subjekte pavarësisht se asnjë nga këto nuk ka përfunduar.
Për mallin që vjen nga jashtë pjesa e kontrollit është më e strukturuar sepse hyn vetëm në disa pika doganore, për pjesën e prodhimit të brendshëm është më e shtrirë dhe barra i bijë prodhuesit edhe në bazë ligjit e ka prodhuesi, por ne kemi për detyrë të garantojmë ushqim të sigurt.
Ministri renditi disa nga produktet që kanë probleme dhe sipas tij, janë ato shtazore.
“Ka mangësi në lidhje me laboratorët për të bërë të gjitha kontrollet në një kohë të përshtatshme dhe problemet që shfaqën më shumë, janë tek produktet shtazore, qumështi, djathi …etj. Sepse është e shtrirë hapësira për të manipuluar. Fillon që nga kullota që merr bagëtia, pasi mund të jetë e kontaminuar, përpunimi, trajtimi dhe deri në shitjet. Cikli është shumë i gjatë dhe më i ekzpozuar për të krijuar probleme”,
tha ministri Çuçi./tvklan.al