Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emociuone dhe surpriza të shumta, teksa nuk munguan as debatet mes vajzave për shkak të afrimitetit të disave prej tyre në takim me Saimirin.
Një ndër të zgjedhurat e 33-vjeçarit për takim të shkurtër në pishinë, ishte edhe Silvana, njëra nga binjaket.
Ajo ka folur për këtë takim që e konsideron “hot”, ndërsa ka komentuar edhe atë çfarë ka arritur të zbulojë nga karakteri i Saimirit.
“Mir po bën Saimiri që po bën lojë. Na ngatërroi çik dhe ne po e ngatërrojmë pak. Ishte takim i gjatë, folëm shumë dhe më pëlqeu gjëja që folëm, edhe pse ishte pak “hot” si takim i parë.
Saimiri foli shumë, kishte shumë për të thënë, bëmë bashkëbisedim. Nuk është ashtu siç duket, ka edhe ai atë karakterin e vet që do e shfaqi besoj.
Kam ndryshuar mendje sepse m’u duk shumë pasiv në fillim me të gjitha vajzat. Aty pashë që kishte ndryshim dhe ai po seleksionon ndoshta se kush i pëlqen më shumë dhe kush më pak”, ka thënë Silvana.
Ndërkohë, e pyetur se përse Saimiri zgjodhi atë dhe jo Albanën, Silvana ka thënë me shaka se është më seksi dhe ndaj ai e zgjodhi.
“Ai bëri shumë mirë që diferencoi, duhet të zgjidhte njërën. Më zgjodhi mua. Qejfi mu bë. Albana shumë mirë ndihet. Ai zgjodhi më seksin dhe më seksi isha unë. Unë pashë ndjenja dhe besoj se do ta marr trëndafilin”, u shpreh Silvana.\tvklan.al