Shqipëria mori pjesë për herë të dytë në një Kampionat Europian, kësaj radhe nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, braziliani Silvinjo u shpreh se Kombëtarja Shqiptare ka hyrë tashmë në një fazë ndryshimi, duke patur mentalitet fituesi.

Sipas trajnerit, këtë gjë e provon edhe fakti që të martën kur Shqipëria humbi 1 me 0 me Gjeorgjinë, ishte humbja e parë dhe goli i parë i shënuar nga një skuadër kundërshtare në stadiumin “Air Albania” prej më shumë se 1 viti.

Megjithatë, sipas brazilianit, ky është një proces i gjatë që kërkon kohë dhe eksperiencë, duke përfshirë pjesëmarrjen në Kampionate Europiane dhe Kampionate Botërore.

Fevziu: Në Ligën e Kombeve  kemi edhe dy ndeshje të tjera në tetor, dy në nëntor, kemi ende rrugë për të bërë përpara. Dua t’i kthehem kampionatit europian të futbollit në Gjermani. Tani në distancën normale të disa muajve, pas tre apo katër muajve që le të themi që pritshmëritë edhe reagimet emocionale janë më të ftohta, cfarë mendoni, cila ishte ajo gjë që nuk funksionoi ashtu sic duhet tek ne, përvecse ishim në një nga grupet më të vështira që nuk është parë në kampionatet e mëparshme europiane?

Silvinjo: Po, e vërtetë kjo! Por Blendi, unë mendoj që pas shumë muajsh, tre apo katër muaj, kemi mësuar shumë, jemi rritur shumë si federatë, si futbollistë, si staf, edhe unë vetë. Unë kam përvojën e një kampionati botëror me Kombëtaren braziliane në cilësinë e një bashkëpunëtori sigurisht ne 2018 në Rusi dhe për mua këto dy kampionate janë shumë të përafërta, sigurisht kampionati europian si Trajner i parë  ishte dicka e jashtëzakonshme. Mendoj se bëmë të pamundërën përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë në një grup mjaft të ndërlikuar e të vështirë…

Fevziu:  Por dicka që la vend për diskutime, unë personalisht kam qenë në ndeshjen me Spanjën dhe të gjithë ishin të kënaqur, e kam fjalën për tifozët, rezultat i ngushtë 1 me 0, Shqipëria bërë një ndeshje të bukur sipas nesh… por me Itali cfarë ndodhi?…me Italinë kishim një Shqipëri që nuk reagonte. Ishte e kundërta e asaj që ndodhi më pas me Kroacinë dhe Spanjën

Silvinjo: Po, nëse i kthehemi shkurtimisht  kampionatit Euro 2024, në ndeshjen e parë skuadra pati një lloj rënie psikologjike, nuk është aspak e lehtë, pasi ti duhet të luash në europian. E mbaj mend mirë pasi i kemi parë të gjitha ndeshjet e EURO 2024 për të mësuar më shumë, edhe ne nuk është se luajtëm sic duhet me Italinë…

Fevziu: Nuk qe një lojë e mirë ajo e jona me Italianë, duhet ta pranojmë, përse, cfarë ndodhi?

Silvinjo: Është cështje debutimi…

Fevziu… mos ndodhi shpejt goli?

Silvinjo:….debutimi i parë është gjithmonë i vështirë, pasi nuk je mësuar të luash me atë nivel loje ndeshjet  …

Fevziu: Në c’kuptim, ndeshjet e kampionatit europian?

Silvinjo: Ndeshjet e europianit janë ndryshe, botërori dhe europiani janë krejt ndryshe, mund të bësh ndeshje kualifikuese, miqësore, mund të shkosh edhe ne Uembli të luash me Anglinë, por europiani dhe botërori janë dicka krejt ndryshe, dicka tjetër.

Fevziu: Imagjinoni të futesh në një stadium me 50 mijë tifozë shqiptarë që vinin nga gjithë bota, i gjithë stadiumi ishte veshur me ngjyra kuq e zi, sigurisht gjithë kjo atmosferë me pritshmëri të mëdha, por unë kam një pyetje tjetër. E kam parë kombëtaren që nga viti 1980 në një ndeshje që e mbaj mend kur isha fëmijë. është thënë gjithmonë që Shqipëria nuk ka një mentalitet fitues. Futej gjithmonë në fushë për të marrë një barazim apo për të patur një dizavantazh minimal. Po Shqipëria e tanishme, ajo e Silvinjos e ka një mentalitet fitues?

Silvinjo: Ne përpiqemi për këtë, mendoj që janë edhe statistikat….

Fevziu: A e kanë lojtarët, për ju e di që e keni se jeni brazilian, keni fituar 5 kupa bote, po flasim për lojtarët shqiptarë.

Silvinjo: Unë mendoj se ka një limit e që mund të punohet, për shembull që kemi një vit e gjysëm që nuk humbasin në shtëpi, që nuk u është shënuar as edhe një gol. Mendoj se këto janë të dhëna të rëndësishme. Kualifikimi në kampionatin europian, kur humb vetëm ndeshjen e parë me Poloninë, kjo do të thotë diçka….

Fevziu: …bënë madje një lojë të shkëlqyer ajo Shqipëri për mendimin tim…

Silvinjo: E drejtë! Por sigurisht kur fiton apo barazon, pra nuk humbet , unë mendoj se pas kësaj ti dalëngadalë arrin të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve. Edhe kjo është pjesë e procesit dhe e punës.

Fevziu: Sigurisht edhe futbolli ka ndryshuar, po ndryshon, më parë kishin disa skuadra të mëdha si Brazili, Gjermania, Italia, kurse tani është Uruguaj, tani janë pothuajse të gjitha skuadrat të forta. Nuk bën dot dallim….por gjithsesi fitojnë gjithmonë të njëjtat skuadra, por ndeshjet që zhvillohen janë të ngjashme në nivel. Cfarë po ndryshon tek futbolli? A po bëhet më global?

Silvinjo: Edhe kjo, pasi edhe ndihmon teknologjia prej mëse 10 vjetësh. Ne mund ta shohim kundërshtarin në të gjitha mënyrat e mundshme, pjesën e sulmit, mbrojtjes, ka shumë punë për të bërë, pas cdo ndeshje gjeja bëhet edhe më e vështirë , por është edhe e vërtetë Blendi që ka edhe një limit, kufi. E dimë që Brazili, Argjentina, Gjermania, Anglia kanë skuadra shumë të forta. Por një ndeshje është 90 minuta…

Fevziu: A ka lidhje mentaliteti? Pjesa psikologjike?

Silvinjo: Po ka lidhje, por…

Fevziu: Për shembull një lojtar i Brazilit . Ju vetë keni luajtur për Brazilin zbret  gjithmonë në fushë me idenë që do të fitojë, të fiotojë kupën e botës, të fitojë ndeshjen, e njëjta gjë edhe për një lojtar gjerman, por një skuadër si Shqipëria, që numëron më shumë humbje sesa fitore, ekziston ky mentalitet që ndoshta të krijon pak probleme…

Silvinjo: Nuk di të them nëse është një problem për t’u përmbysur, për t’u ndryshuar …

Fevziu: Duhet ndryshuar!

Silvinjo: Sigurisht që ne po ndryshojmë.

Fevziu: Sigurisht, tani kemi një gjeneratë lojtarësh që nuk luan në Shqipëri, por pjesa më e madhe e tyre vijnë nga jashtë , janë fëmijë emigrantësh nga Shqipëria, nga Kosova, Maqedonia që nuk kanë mentalitet humbjeje aktualisht, por përse vallë nuk janë aq  të pathyeshëm psikologjikisht sa duhet të ishin?

Silvinjo: Po por kemi një rrugëtim këtu…

Fevziu: Kemi një rrugëtim?

Silvinjo: Po sigurisht. Për t’u bërë një skuadër që shkon në një kampionat botëror apo europian më e fortë duhet të ketë bërë dy apo tre europianë, dy botërorë, duhet kohë për të arritur këtë lloj rritjeje. Ka një proces ku duhet mësuar…

Fevziu: Që kërkon kohë, duhet punë….

Silvinjo: Patjetër që po, sigurisht!

Fevziu: ….për të arritur në një nivel të tillë…

Silvinjo: …patjetër!

Fevziu: Po shembulli i Gjeorgjisë, hera e parë në Kampionatin Europian. Ka një skuadër të bukur, edhe dje u vu re.

Silvinjo: Po, po ecin mirë, dicka e ngjashme si me ne.

Fevziu: Silvinjo nëse mund t’ju pyes, pse janë aq të gjatë në krahasim me ne këta gjeorgjanët?

Silvinjo: Konstrukti i tyre fizik.

Fevziu: A i patë , ishim gati 10 cm më të gjatë se lojtarët tanë.

Silvinjo: Është skuadër fizikisht shumë e fortë. E strukturuar shumë mirë.

/tvklan.al