Simon Simoni është huazuar nga Aintrahti i Frankfurtit te Kaiserslauterni. Portieri i Kombëtares do të qëndrojë deri në 30 qershor të 2026 te skuadra e ligës së dytë gjermane që ka edhe të drejtë blerje të kartonit të tij.

20-vjeçari është pjesë e futbollit gjerman prej vitit 2023. Në të kaluarën me Kaiserslauternin është aktivizuar edhe Igli Tare, Ervin Skela, Jurgen Gjasula e Naser Aliji.

Tv Klan