2017-a do të jetë vitit i teknologjisë në futboll. Pas eksperimentit që bëri më botërorin e klubeve FIFA ka ndër mend ta aplikojë Video Asistet Referee, apo moviolin në fushë edhe në kupën e konfederatave e cila do të zhvillohet nga 17 qershori deri më 7 korrik në Rusi. Ky do të jetë edhe testi përfundimtar për ti hapur rrugë përdorimit në masë të këtij sistemi.

Qëllimi i presidenti të FIFA-s Gianni Infantino është ta aplikojë atë në botërorin e 2018. Pritet që ky vit të vendosë përfundimisht nëse VAR do të aplikohet në të gjithë kampionatet. Si një nga federatat që ka kërkuar aplikimin e VAR, në Itali ky sistem do të nisë të përdoret fillimisht në ndeshjet miqësore, më pas në ndeshjet e kombëtareve të moshave për të arritur në Kupën e Italisë sezoni 2017-2018. Objektivi i federatës italiane do të jetë që Serie A të luhet me moviolën në fushë. Arbitrat italianë do të kenë mundësinë që gjatë ndeshjes të korrigjojnë vendimet e tyre më të rëndësishme.

Tv Klan