Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ballkani i pa qëndrueshëm, pjesa veriore dhe qendrore e Europës është përshirë nga një mot e reshje. Temperaturat sipas parashikimeve pritet të ulen, e shiu do të jetë i pranishëm në ditët në vazhdim, me ndërprerje të pakta. Fundjava do të shënojë një përmirësim, por moti sërish do të përkeqësohet.

Kemi hyrë në pranverë, por ajo duket se është larg. Sipas sinoptikanëve më Qendrën Meteorologjike të Forcave Ajrore, vërehet anomali në këtë situatë stinore.

Edlira Dhimitri:- “Deri tani sasia më e madhe është regjistruar në qytetin e Kukësit, 45 milimetër, 31 mm ka Lezha, 30 mm Shkodra, në kryeqytet gjithashtu 25 mm dhe pjesa tjetër e vendit përshihet nga 10 deri në 20 mm, duke qenë në vazhdim reshjet. Në zonat malore ka dhe reshje bore, në qytetin e Korçës ka pasur brenda në qytet, trashësia ka qenë e dobët 2 cm, ndërsa të enjten përsëri ne presim një ardhje tjetër, një sistem tjetër frontal, ai vjen nga veri-veriperëndimi dhe do të jetë përsëri me reshje rreth dy ditë dhe një përmirësim prej dy-tre ditësh e presim në fundjavë”.

Gjatë kësaj dekade vërejmë zhvendosje stinore, për këtë periudhë normale janë temperaturat e larta dhe një mot pranveror, por shpjegimi për këtë ndryshim vjen nga ndërhyrjet globale. Situata me reshje e ditës së sotme nuk ka shkaktuar përmbytje në zonat verilindore të vendit, por reshjet e dëborës, kanë qenë të pranishme në jug./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti