Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Rrezik i madh për përleshje të reja në Preshevë, kështu paralajmëron gjenerali Klaus Rajnard. Kryekomandanti i forcës së paqes në Kosovë paralajmëroi për rrezikun e madh që mund të çoi në përleshje të reja në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në zonën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Në një intervistë të botuar sot në të përditshmen spanjolle “El Pais” gjenerali Rajnard thot se ekziston rreziku i madh për përleshjet e reja në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Për këtë duhen ndaluar të gjithë ata që nga Kosova dëshirojnë të ndërhyjnë në këto luftime dhe të mbyllen kufijtë në mënyrë që askush ë mos shkojë në Serbi për të luftuar saktësoi komandanti i KFOR-it.
Ne kemi miratuar masa të përhershme, kemi ngritur kampe stërvitje për ata që ne i konsiderojmë se mund të jenë kryengritës, kemi burgosur të gjithë njerëzit me municione dhe kemi bërë të kuptojnë qartë se që nga toka e Kosovës nuk mund të realizohet asnjë veprim i këtij lloji nënvizoi gjenerali Rajnard.
Rreth 70 mijë shqiptarë jetojnë në rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit në jug të serbisë në kufij me Kosovën. KFOR-i do të qëndroj në Kosovë përsa kohë do të jetë e nevojshme por jo përjetësisht. Gjithashtu komandanti i KFOR-it ankohet vazhdimisht për mbështetje financiare./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori