Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme serioze në disa zona të Qarkut të Elbasanit, ku më e rënduar paraqitet gjendja në fshatin Gur i Zi dhe Saricë. Janë rreth 38 familje nga kjo zonë, që kanë mbetur në qiell të hapur prej shembjes së dherave, gjë që shpesh ka shkaktuar probleme në bllokimin e rrugës nacionale.

Alarmante paraqitet gjendja dhe në Bergjaj e Jogodinë, ku vërshimi i lumit Shkumbin, rrezikon seriozisht banorët.

Qazim Sejdini:- “Në këto momente që flasim, jemi para një situate mjaft kritike, në dy fshatra, në Gur të Zi deh Sericë, për të cilat pritet urgjentisht vendimi i Ministrit të Pushtetit Vendor, për sistemimin e familjeve të Gurit të Zi dhe depot e rezervave të shtetit në Gurin e Zi dhe depot e rezervave të shtetit të Gurit të Zi dhe për sistemimin e 18 familjeve të zonës së Saricës, njëkohësisht gjatë gjithë kësaj periudhe ne kemi hasur vështirësi të qarkullimit rrugor, që vijnë jo vetëm nga reshjet e dëborës dhe nga ngricat, por vijnë edhe nga shembjet masive”.

Problem mbetet edhe fakti që fshatarë që përfituan nga emergjenca shtetërore për shtëpitë e shembura, kërkojnë që shtëpitë e reja t’i ndërtojnë mbi rrënojat e vjetra./tvklan.al