Në të gjithë vendin vijojnë të mbeten aktive 6 vatra zjarri. Më problematike mbetet situata në njësitë administrative Fan dhe Orosh të bashkisë së Mirditës.
Gjatë ditës helikopteri Cougar dhe rreth 60 efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit që po zhvillohet në një sipërfaqe me pishë e shkurre në këtë zonë.
Vatrat e tjera aktive janë në Kurbin, Kukës, Vlorë, Shkodër e Korçë, ku situata është nën kontroll.
Klan News