Një tjetër rast i vështirë paraqitet në “Shihemi në Gjyq” midis vajzës, Pavlinës dhe nënës, Dritës. Pavlina e ka thirrur nënën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pasi thotë se nuk ka përkrahje prej saj dhe nuk ka marrë pjesën që i takon nga pasuria.

Por në insertin e saj, Drita e ka ndarë mendjen për pasurinë. Ajo është e zemëruar me fëmijët e saj dhe thotë se është e gatshme edhe t’i vërë flakën shtëpisë.

“Gjakun dhe djersën time  nuk e marrin dot se unë u vë shkrepësen, zjarrin dhe le t’i marrë flaka! Nuk e hanë dot djersën e këtyre krahëve të mi dhe burrit që kemi punuar 80 vjet! Nuk e hanë dot djersën as djali, as vajza se është gjaku im dhe i burrit!”

Pasi hyn në studio, me tone të ashpra Drita thekson disa herë se nuk u jep pasuri edhe sikur “të pëlcasin”.

Drita: Përse më ke thirrur këtu moj? Pse më ke thirrur këtu, më turpëron në sy të publikut?

Ardit Gjebrea: Po ti pse do t’i vësh zjarrin shtëpisë?

Pavlina: Zonjë, të kam thirrur këtu se ti nuk më ke dhënë nga pasuria pjesën time që më takon.

Drita: S’të kam dhënë edhe s’të jap, të pëlcisni, as edhe një gur të çani kokën nuk ju jap!

Pavlina: Pse i ndan fëmijët?

Drita: As ty, as atij tjetrit!

Siç bën me dije ndërmjetësja Eni Çobani, problemi rrjedh nga ndarja e pronës përmes ligjit 7501. Pavlina merr fjalën për të shpjeguar situatën, por i drejtohet nënës si “zonjë” çka e bën Dritën të shpërthejë e revoltuar.

Pavlina: Kjo zonja këtu zonja Eni…

Eni Çobani:Kjo zonja këtu” është mamaja moj zonjë! Si është “zonja?”

Drita: Kujt i thua zonjë? S’ke turp ti moj? Si s’më thua nënë?!

Pavlina: Ti për mua nuk je nënë!

Drita: Ju kam lindur dhe ju kam rritur më mirë se të tërë!

Pavlina: Ti mua dasmë nuk më bëre, pasuri nuk më dhe. Unë kam dy fëmijë, në punë nuk vete të punoj që të bëj shtëpi. Unë dua pjesën time.

Drita: Nuk kisha dhe nuk të bëra!

Pavlina: Mirë, më jep shtëpinë e fshatit, më kishe premtuar që do të të jap shtëpinë e fshatit. Shtëpinë e fshatit nuk ma dhe. Tani unë dua ose lekët, ose pjesën time të pasurisë.

Drita: Të pasurisë? Po unë kalova depresion dhe më gënjejnë, më morën firmat e ua dhashë shtëpitë të tëra se më gënjejnë! Kam qenë 4 vjet me depresion, me ilaçe!/tvklan.al