Aktori i mirënjohur turk, Riza Kocaoglu, nuk ka asnjë rregull kur vjen puna tek dashuria.
“Sabah” raporton se e dashura e fundit e aktorit të njohur për rolet e tij në serialet “Ezel”, “Kuzey Guney” dhe “I Infiltruari” (Davuti), Zeynep Bastik ka qenë shoqe e ngushtë e ish-të dashurave të tij, Begum Birgoren dhe Hande Subaşi.
E kështu, sipas medias turke edhe rregulli “nuk mund të të dua, sepse ti je dashuria e shoqes sime” ka kaluar tashmë në histori.
Kocaoglu ishte në një lidhje dashurie me Begum Birgoren muajt e kaluar, ndërsa verën e ka kaluar me Hande Subasin.
Lidhja e tij e fundit me Zeynep Bastik bastik raportohet se ka shokuar ish-të dashurat e tij, të cilat nuk e kanë pritur aspak mirë./tvklan.al